Me siguri e mbani mend bujën e madhe që bëri një foto e Bella Hadid dhe David Beckham disa muaj më parë, teksa qeshnin dhe bisedonin në stolat e stadiumit gjatë një ndeshjeje futbolli.
Ka mjaftuar vetëm aq që mediat të mbushen me aludime për një lidhje të mundshme mes tyre ose për xhelozitë e Victoria Beckham ndaj modeles 22-vjeçare. Këtë herë takimi i Hadid dhe Beckham ka ndodhur gjatë një sfilate të Dior, ku ishin ulur pranë njëri-tjetrit.
Të veshur në mënyrë formale dhe duke qëndruar shumë seriozë në praninë e njëri-tjetrit, këtë herë Bella dhe David i morën masat që të mos bëhen qendra e shkrimeve në media./revistawho.com