Modelja e njohur, Bella Hadid i ka lënë të gjithë pa fjalë mbrëmjen e djeshme. Ajo doli e zhveshur në një pasarelë në Javën e Modës në Paris.
Duke qëndruar në mes të hapësirës së shfaqjes në një katror të bardhë me ngjyra të ndezura, modelja u rrethua nga teknikë, të cilët filluan duke e spërkatur për të krijuar një fustan të bardhë të mahnitshëm.
Bella u shndërrua në një princeshë të vërtetë, përmes një teknike të krijuar nga kompania spanjolle “Fabrican”.
Kështu, 25-vjeçarja bëri historinë e botës së modës në sfilatën në të cilën mori pjesë.