Bella Hadid ka zbuluar se ka hequr dorë nga alkooli. Ndjenja se nuk mund të kontrollonte veten ishte arsyeja kryesore që e bëri atë të ndalonte së piri gjashtë muaj më parë.
“Unë kam bërë zgjedhjen time të drejtë me pijen. Më pëlqente alkooli dhe arrita deri në atë pikë sa që nuk po kontrolloja dot veten. Fillova duke anuluar netët që ndihesha sikur nuk do të mund ta kontrolloja veten. Nuk e ndjej më nevojën për të pirë sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm, duke menduar për atë një gjë që thashë pesë vjet më parë kur mbarova shkollën e mesme”, tha modelja, 25 vjeçe, për InStyle.
Motra e Gigi-t, Bella, shtoi se gjithashtu u bë “shumë më e vështirë për të marrë gotën” pasi një mjek i tregoi skanimet e saj duke zbuluar efektet që alkooli ka në tru, ndërsa tha se planifikon të qëndrojë esëll në të ardhmen, për një afat kohor të pacaktuar./revistawho.com








