Supermodelja më ‘in’ e momentit Bella Hadid është shfaqur sa joshëse aq edhe shik në festivalin e Kanës të mbajtur ditën e hënë. Me një stil të tillë veshje nuk e kemi parë modelen Hadid, por mesa duket një event i tillë e ka ‘impunuar’ të shfaqet me një ‘look’ krejtësisht ndryshe. 19-vjeçarja është shfaqur me një fustan të bardhë sipër gjurit i cili mban firmën e gjigandit ‘Dior’. Prerja dhe stili i fustanit i nxjerrin në pah këmbët elegante, të cilat e kompletojnë figurën e modeles në joshëse dhe sensuale.