Bella Hadid ka pozuar për një editorial të revistës “V” me pamje si Kate Moss në kampanjën e Calvin Klein’s në vitin 1993. Në fotot bardhë e zi Bella shihet me një vështrim të pafajshëm teksa merr poza provokuese. “Sa herë që e fotografojmë, ajo është e mrekullueshme. Fotografët më shumë fokusohen tek veshja sesa tek vajza, por ajo është kaq vajzë e bukur dhe e ëmbël. Këto foto tregojnë anën e saj sensitive. Nuk e njoh si figurë publike, por si modele mendoj se ajo është interesante sepse është e bukur. Ajo që më pëlqen tek Bella është se ajo kënaqet gjatë fotove. Punoj me të sepse është e bukur dhe interesante, dhe jo sepse është personalitet publik”, -tha fotografi Mario Sorrenti./revistawho.com