• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bella Hadid përlotet gjatë Javës së Modës, modelja tregon arsyen

Bella Hadid po kalon një periudhë shumë të mirë duke marrë pjesë pothuajse në çdo shfaqje të New York Fashion Week. Por ajo përsëri emocionohet në pasarelë. Të dielën ajo sfiloi për Prabal Gurung. Prezantimi prekte temën e feminizmit.”Unë isha duke ecur, kur pashë Prabal që po vinte duke qarë, u emocionova dhe u përlota nga ajo shfaqje e bukur. Të gjithë u përlotën, ishte diçka për të cilën na bëri të ndjehemi krenare. Ishte e pabesueshme.”

“Faleminderit P. për këtë koleksion të bukur dhe për këtë shfaqje të madhe”, shkroi Bella në Instagramin e saj për stilistin.

Një ditë më pas, Hadid mori pjesë në një tjetër sfilatë, ajo mbylli shfaqjen e Oscar de la Renta. Modelja na tregoi se edhe në këtë rast ishte shumë e emocionuar shkruan revistaclass.al.

“Dua të them, përsëri qava! Nuk e di nëse ishte pikërisht kjo javë emocionuese, por të tilla shfaqje kanë një rëndësi të madhe për mua. Është një brand ikonë. Kam qarë kur kam mësuar që do të jem pjesë e shfaqjes dhe jam emocionuar akoma më tepër kur kam dëgjuar që unë do ta mbyll atë. Kam mbetur pa fjalë,” ka shtuar më pas modelja.