A duhet të ndalohet me ligj puna gjatë ciklit menstrual? Bella Hadid thotë që po.
Në një intervistë të fundit për “British Vogue”, ajo ndau idenë e saj për leje mjekësore gjatë ciklit menstrual.
“Sapo isha larguar nga shtëpia e prindërve dhe hyra direkt në një botë ku duhet të shikosh veten në pasqyrë çdo ditë. Dhe ndërkohë, kemi perioda. Bën set fotografik për ‘Victoria’s Secret’ kur je me cikël, duke vuajtur nga endometrioza. Kjo duhet të jetë e jashtëligjshme. Do t’i flas Shtëpisë së Bardhë për këtë – duhet të ndalohet ligjërisht puna për gratë gjatë javës së ciklit. Madje edhe javën para. Mendoj se askush nuk e kupton realisht se çfarë do të thotë të jetosh me sëmundje kronike,” tha ajo për British Vogue. “Ka ditë kur është e vështirë edhe të bësh një dush.” Dhe shton se në ditët e rralla të pushimit, “Nëse arrij të bëj një dush dhe të përgatis mëngjesin, e konsideroj sukses.”