Bella Thorne u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë në premierën e filmit “Motel Destino”. Aktorja 26-vjeçare kishte veshur një fustan elegant të zi, me një dekolte të theksuar dhe me shpatulla jashtë. Ajo e kompletoi look-un e saj me një gjerdan mahnitës dhe një palë vathë diamanti.
Megjithatë, pamja e saj nuk u komentua pozitivisht në rrjetet sociale. Shumë njerëz komentuan se fytyra e saj dukej shumë ndryshe dhe akuzuan se aktorja mund të ketë bërë operacione plastike. Sipas komentuesve edhe zgjedhja e grimit nuk ishte e duhur, pasi nuk përputhej me ngjyrën e lëkurës së saj.