• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ben Affleck shfaqet 3 muaj pas divorcit nga Jennifer Garner

Aktorët Ben Affleck 46 vjeç dhe Jennifer Garner 46 vjeç, u divorcuan në tetor të 2018 edhe pse ata ishin të ndarë prej vitesh.

Edhe pas divorcit duket se ata kanë një komunikim të rregullt dhe kjo ka qenë një zgjedhje në të mirë të fëmijëve që çifti ka së bashku. Së fundmi Ben Affleck është parë duke shoqëruar vajzën e tij 10-vjeçare, Seraphina, pas daljes nga shkolla.

Ai kishte veshur një golf blu të errët, xhinse të errëta dhe një pallto ngjyrë gri, ndërsa vajza ishte e veshur me uniformën e shkollës. Të dy aktorët kanë arritur të mirëkuptohen për të rritur në mënyrë sa më të shëndetshme 3 fëmijët e tyre dhe kjo është vënë re, pasi Ben ka shpenzuar një kohë të madhe me ta që prej daljes së tij nga rehabilitimi në tetor./revistawho.com