Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishte shpirt i bukur”, Stine zbulon për herë të parë kujt i dedikohej kënga “Ishe ti” 16/07/2025
Marina na prezanton për herë të parë me portretin e Marget 16/07/2025
Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n 16/07/2025
Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit  16/07/2025
Motrat Jenner nuk morën pjesë në dasmën e vëllait dhe rrjeti shpërtheu në kritika! 16/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Të tjera

Ben Blushi, fotografi që theu tabu

27/09/2022
in Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
Ben Blushi, fotografi që theu tabu

Nga Bevis Fusha





Në ditët e sotme ku shumica e imazheve që shohim vjen nga masivizimi i fotografive personale në rrjetet sociale një autor i ri si Ben Blushi spikat fuqishëm ndryshe nga çfarë eksperienca na ka mësuar ku fotografi bën vetëm fotografi! Ai vjen nga letërsia dhe preferon të mbetet aty edhe pse me kriposjen vizuale që i bën gjuhës së shkruar servir një pjatë të bollshme për gojët e shtangura që nuk e kuptojnë fort mirë lidhjen esenciale tekst – imazh.

Blushi i cili në fillimet e tij adaptoi kënaqësinë dhe spontanitetin e nje amatori përzier me një aftësi teknike profesionale jo shumë të avancuar por tejet të guximshme, ndërmori një udhëtim të beftë në Ukrainën e luftës dhe provoi të thyente një nga rregullat thelbësore të fotografisë dokumentuese (dhe jo vetëm) sic është; shpenzimi i kohës më subjektet qe fotografon, duke ja dalë të parashutonte vrullshëm e me shpejtësi në jetën e tyre me ato qindra fragmente ku disa i pa e disa i krijoi dhe disa nuk arriti t’i fotografonte por t’i ndjente çdo cast rrotull tij duke i rënduar në qafë jo vetem rripin e aparatit por edhe barrën e pamundësisë për të sjellë gjithçka reale mes nesh.


Me dashamirësinë e misionarit që donte të ishte për ne zëri dhe figura e uturimës së tanqeve të luftës, në mesazhin e tij ku jeta tashmë ishte një monokrom në pikëpyetje, Blushi i pamësuar me teknika fotografike por i etur për të fiksuar në imazhe grimca të jetës nën kushtrimin luftarak ja doli të triumfojë dhe të bëjë atë që askush nga fotografët shqiptarë nuk e ka realizuar në dhjetë orë duke e ekspozuar për një muaj e duke i dhuruar fotove të tija edhe një album të printuar që do kujtohet gjatë në kohë për mënyrën dhë shpejtësinë se si u krijua.

Imazhet e Blushit ngrenë pikëpyetje. Pikëpyetje që marrin një vals përgjigjesh shpesh të vagullta dhe që e ngrenë vallëzimin e shikuesit në një dysheme ku çdokush merr kënaqësinë e tij nga kërcimi i pandalshëm. Ky është dhe synimi final i fotografisë së ofruar, të të bëjë të spërdridhësh mirë pa e ditur përse po kënaqesh aq shumë.




Blushit i intereson vallëzimi i jetës nën breshërinë e plumbave. Asgjë më mirë se sa fotografia nuk e ngacmon imagjinatën e vëzhguesit teksa sheh vrima plumbash paralel me buzëqeshje të dashura që përballë tytës së aparatit fotografik nuk e humbasin kurrë natyrën njerëzore edhe nëse janë përmbi rrënoja dhe gërmadha predhash të një lufte shkatërruese.

Fotografia është një proces. Blushi është kronikani dhe vëzhguesit janë shkruesit e saj. Është ë vërtetë që sot ka më shumë fotografë së sa njerëz siç shprehet një miku ynë i përbashkët, por Blushi është së pari njerëzor dhe nuk shkëputet dot nga të qënurit dhurues i ngjarjeve sublime që ndikojnë fort në emocionet e karaktereve humanë duke e bere këtë me klas.

Blushi vjen i pasur më këtë shpërthim, më një pasuri që celuloidi digjital do ta ruajë si gjënë më të shtrenjtë, jo vetëm për të por për të gjithë brezat që do të mundën të kuptojnë së si jeta dhe vdekja ravijëzohen në trajta të heshtura që bërtasin fort.

Ai ndihet i gatshëm për t’u rikthyer përsëri në një udhëtim të dytë tashmë për ti dhënë kolorin e duhur sekuencave që ngrijnë bukur në padijen e së ardhmës. A do t’i rigjejë subjektet e tij, a do t’i rishohë të vishen më ngjyrat normalë të jetës?Blushi ngre pyetje, imazhet përgjigjen. Ato janë aty si shenjat më të qarta të rrugëtimit drejt daljes në jetë nga drita e bardhë e tunelit të zi, drejt daljes në një funksionalitet koloristik ku çdokush frymëmerr si dikur, i qetë!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Tendencat e kontentit digjital arrihen lehtësisht me Galaxy Z Flip5
Jetë

Tendencat e kontentit digjital arrihen lehtësisht me Galaxy Z Flip5

29/09/2023
“WhatsApp” do të vijë me pesë ndryshime, por ne ndaluam tek i dyti!
Të tjera

“WhatsApp” do të vijë me pesë ndryshime, por ne ndaluam tek i dyti!

03/10/2022
Një natë në hotelin më të vjetër në botë qenka më lirë sesa e kishim menduar!
Të tjera

Një natë në hotelin më të vjetër në botë qenka më lirë sesa e kishim menduar!

17/09/2022
Ju mund të vuani (pa e ditur) nga misofonia!
Të tjera

Ju mund të vuani (pa e ditur) nga misofonia!

13/09/2022
Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të bëhen me pagesë shumë shpejt!
Të tjera

Facebook, Instagram dhe WhatsApp mund të bëhen me pagesë shumë shpejt!

02/09/2022
Nga lartësia, errësira? Jo, këto fobi janë të çuditshme!
Të tjera

Nga lartësia, errësira? Jo, këto fobi janë të çuditshme!

31/07/2022
Next Post
“Na lini të kërcejmë”, Bora poston foton me Donaldin dhe ka një kërkesë!

“Na lini të kërcejmë”, Bora poston foton me Donaldin dhe ka një kërkesë!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera