Beniada Nishani është e dashuruar dhe ndihet më e lumtur se kurrë. Kështu tha modelja dhe finalistja e “Big Brother VIP 1”, në një intervistë për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”, tha Benida.
Më tel ajo zbuloi se puthja e parë mes saj dhe të dashurit ndodhi gjashtë muaj pas njohjes.
Beniada u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, por theksoi se “kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas”.








