Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Bënim seks edhe pse unë nuk doja”, 10 muaj burg për të riun në Tiranë

27/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Bënim seks edhe pse unë nuk doja”, 10 muaj burg për të riun në Tiranë

Një i ri është dënuar me 10 muaj burg, për shkak se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij, dhe i ka jashtëqitur në derën e apartamentin ku shtetasja A.M. banonte, në kryeqytet. Sipas raportimeve te “Shqiptarja.com”. Ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë, ndërsa tashmë gjykata e ka dënuar me 10 muaj burg shtetasin Rigers Merepeza. Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi e provuar se më datë 1 prill 2016 kallzuezja A.M., ka kallëzuar shtetasin Rigers Merepeza me të cilin ka pasur një lidhje dashurie një vjeçare, për shqetësimet e vazhdueshme që ai i ka sjellë, duke bërë që të ndihet e kanosur për jetën. Ajo deklaron se, ka qenë e lidhur me këtë të pandehur për rreth një vit dhe se përpara një muaji ajo është ndarë me këtë shtetas për shkak se, ai ka ushtruar dhunë fizike disa herë ndaj saj.





Marrëdhënie pa dëshirë

Madje në disa raste ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe pa pëlqimin e saj. Pavarësisht sa më sipër, i pandehuri nuk e ka lënë rehat që prej ditës kur, ajo i ka thënë që lidhja e tyre mbaronte këtu. Kallëzuesja ka deklaruar gjithashtu se ai e ndjek kudo që ajo shkon, në shkollë, në lokal, në banesë, madje ai e kërcënon edhe nëpërmjet telefonit apo Facebook. Kallëzuesja deklaron se,i pandehuri i ka jashtëqitur në derën e shtëpisë së motrës,ku ajo banon dhe i hedh shashka plasëse në ballkonin e shtëpisë, duke i krijuar gjendje ankthi dhe frike në mënyrë të vazhdueshme. Gjithashtu, ky shtetas i shkon natën në shtëpi dhe e kërcënon nëpërmjet Facebook-ut, se nëse nuk i hap derën e shtëpisë ai do ta vras, duke i thënë gjithashtu se nuk ka rrugëzgjidhje tjetër, ose të kthehet me atë ose do e vrasë.


Arrestimi nga policia

Pas këtij kallëzimi në datën 1 prill 2016, shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Rigers Merepeza. I pyetur në lidhje me akuzën i pandehuri Rigers Merepeza, e ka pranuar pjesërisht akuzën, e cila i atribuohet. Ndërkohë gjatë gjykimit, nëpërmjet mbrojtësit të tij ai u shpreh shumë i penduar për veprimet e kryera prej tij dhe kërkoi një dënim sa më të butë, të barabartë me kohën e paraburgimit. Ndërkohë, në dëshminë e shtetases A.S, hoqe e kallëzueses është pyetur nga OPGJ në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe ka sqaruar se, Rigers Merepeza ka qenë i lidhur me shoqen e saj A.., por, ka kohë që janë ndarë. Për këtë shkak, Rigersi i ndjek ato ngado që shkojnë. Po kështu edhe shtetasja M.M. ka sqaruar se, Rigersi e përndjek vazhdimisht motrën e saj Arlindën për shkak se, kjo e fundit i ka dhënë fund lidhjes mes saj dhe Rigersit. Ajo tregoi se, janë mjaft të frikësuara nga veprimet e Rigersit pasi, ai është i dhunshëm, hedh mbeturina tek dera e shtëpisë së saj, i bie derës me shkelma e grushte, rri me orë të tëra para shtëpisë së tyre, etj.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
Next Post
Kërcënon ish-e dashura shtatzënë e Majkut: Jeta jote do shkatërrohet

Kërcënon ish-e dashura shtatzënë e Majkut: Jeta jote do shkatërrohet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera