Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Beqari më i kërkuar i Britanisë është vetëm 18 vjeç, kush është Albert Windsor?

14/11/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Beqari më i kërkuar i Britanisë është vetëm 18 vjeç, kush është Albert Windsor?

Britania mendoi se i njihte të gjithë emrat “hot” të high-society… derisa këtë vit “Tatler Little Black Book” – libri i famshëm që prej dekadash quhet “Bibla” e beqarëve – vendosi t’i vendosë të gjithë në radhë pas një 18-vjeçari që deri dje dukej anonim: Albert Windsor.





Në pamje të parë, një djalosh i qetë. Por pas mbiemrit të tij fshihet një pemë gjenealogjike që do ta kishin zili edhe serialet mbretërore të Netflix-it. Albert është kushëri i Mbretit Charles dhe nip i Princit Edward, Dukës së Kentit, titull që një ditë pritet ta trashëgojë.


Lindur në vitin 2007 në Londër, djali i Lord Nicholas dhe Paola Frankopan është rritur mes elitës kroate e italiane — por fëmijërinë e kaloi larg syve të kamerave, në Romë, me dy vëllezërit e tij Leopold (16) dhe Louis (11). Që në javët e para të jetës, ai bëri histori si fëmija i parë mbretëror i pagëzuar katolik që nga viti 1688.

Edhe pse është pjesë e familjes mbretërore britanike, Alberti nuk ishte i pranishëm në jetën publike të Mbretërisë së Bashkuar deri në shtator, kur mbushi 18 vjeç. Po të mos ishte për vendimin e të atit për t’u konvertuar në katolicizëm në vitin 2001, ai do të ishte sot i 37-ti në radhën e fronit.

Në javët e fundit, profili i tij është rritur si rrufeja. Ai u pa në funeralin e gjyshes, Dukeshës së Kentit, ku – sipas raportimeve – qëndroi pranë Princit William, Princeshës Kate dhe Mbretit Charles. Një sinjal i qartë se Alberti ruan marrëdhënie të afërta me figurat më të rëndësishme të monarkisë.

“Tatler” sugjeron se ai do të marrë pjesë në eventin e famshëm Le Bal në Paris, një ballo ndërkombëtare ku debutojnë të rinjtë më të privilegjuar të botës. Nuk është habi që revista tashmë e përshkruan si “ndeshja më e mirë e vitit”.

Dhe nëse vendos të ndjekë universitetin në Oksford, pikërisht në Teologji si i ati? Ekspertët thonë se mund të përsëritet fenomeni i Princit William në St Andrews, kur aplikimet u rritën me 44% – kryesisht nga vajza të reja.

Por jeta pranë kurorës nuk është gjithmonë përrallë. Meghan Markle e ka përshkruar jetën në mbretëri si “pothuajse të pajetueshme”, ndërsa aktorja Sophie Winkleman, e martuar me Lord Frederick Windsor, e cilësoi së fundmi rutinën mbretërore si “ferr” dhe “një formë torture”.

Ndërsa bota e high-society gumëzhin me emrin e tij, një gjë është e sigurt: Albert Windsor sapo ka hyrë në skenë – dhe të gjithë po duan të dinë më shumë.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Xheneta Fetahut largohet nga “E Diell”, ja arsyeja 

Xheneta Fetahut largohet nga "E Diell", ja arsyeja 








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera