Beren Saat është jo vetëm një nga aktoret më të suksesshme, por edhe ndër më të bukurat. Ajo nuk ka eksperimentuar shpesh me pamjet e saj, ashtu siç ka bërë me rolet, por së fundmi ka vendosur të bëjë një ndryshim. Aktorja 37-vjeçare është shfaqur me flokët e prerë, bishtat e lyer bjondë dhe me baluke. Pamja e re e Berenit është pëlqyer shumë dhe komplimentat kanë qenë të pafundme në rrjete sociale. Gjithashtu mediat turke i kanë kushtuar artikuj aktores duke shkruar se kjo pamje e ka rinuar edhe më shumë.