Ditën e sotme Era Istrefi ishte pjesë e finales së “Botërori 2018” duke performuar këngën “Live it up”. E emocionuar për këtë pjesëmarrje këngëtarja e veshur me ngjyrat e Kosovës, blu dhe e verdhë, publikoi foto teksa bënte simbolin e shqiponjës.
Vetëm pak minuta pas publikimit, këngëtarja merr vendimin e papritur duke e fshirë foton nga profili i saj. Të jetë penduar vallë? Apo kjo lidhet me rregullat e “FIFA’?
Kujtojmë se pas simbolit të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, “FIFA” vendosi të ndalojë bërjen e simbolit në fushë.