Bes Kallaku ka konfirmuar në Ferma VIP se ai dhe Xhensila Myrtezaj nuk janë më bashkë. Teksa ndodhej në Fermë duke biseduar me konkurrentët, ai tregoi një episod nga udhëtimi i fundit në Itali. Besi tha se vajzën e sheh më shpesh, ndërsa djalin më rrallë.
“Gocën e shoh më shpesh, djalin më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Mërzitem ndonjëherë sepse njeriut në jetë i ndodhin ca situata që nuk i ka pritur”, u shpreh Besi duke shtuar se e rëndësishme është që ai dhe pjesa tjetër e familjes të jenë mirë me shëndet.








