Gjatë kësaj jave aktivitet në ndihmë të fëmijëve jetimë kanë qenë të shumta. Aktori i humorit, Bes Kallaku, së bashku me një dentiste, e cila quhet Linda Muçaj u erdhi në ndihmë fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli”. Fëmijët përfituan trajtime, rregullime dhe mirëmbajtje të dhëmbëve. Besi ka postuar në profilin personal të “Instagramit” një foto të fëmijëve së bashku me dentisten me një shkrim të tillë: “Ndonjëherë shërbimi me duart e tua për këto fëmijë vlen më shumë se sa një donacion monetar, ti e jep dhe ikën. Në këtë rast i shërben vet. Flm. Zoti ju rujt. Përqafime”.