Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-banorja e Big Brother në pritje të ëmbël: Po marr atë që doja më shumë! 18/07/2025
“Mendoja se isha e shëmtuar”, Rita Ora flet hapur për periudhën më të errët të jetës 17/07/2025
CEO i martuar kapet mat në një moment intim gjatë koncertit të Coldplay, dhe videoja po çmend rrjetin! 17/07/2025
“Princesha ime”/ Mevlani ndan për herë të parë foton e të bijës 17/07/2025
Do largohet nga muzika? Ariana Grande thyen heshtjen 17/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Besa: Ti je festa ime

15/01/2016
in Intervista, Në Kopertinë
Reading Time: 3 mins read
A A

besa-1 besaNga Eraldo Rexho / Fotot: Endrit Mërtiri





Intervista me të është bërë në limitet e kohës, sepse të kapësh Besa Kokëdhimën në periudhat kur ajo ka për të kryer xhirime, është njësoj si të gjesh diçka të çmuar në mes të asgjësë. Dhe si një dhuratë e çmuar në fakt, vjen CD-ja e saj për festa, e cila pas suksesit të vjetshëm, këtë herë mbërrin te ju e kuruar në çdo detaj, siç vetëm Besa di të punojë. Një krijim i ri dhe 8 këngë të ripunuara; ky ka qenë fokusi i intervistës sonë këtë herë. Besa Kokëdhima vjen në “WHO” me një rrëfim për festat dhe të rejat e 2015-ës. 

Si të gjen ky fundvit, Besa?


Shumë të zënë, por edhe të lumtur, me entuziazmin e pritjes së festave!

Sapo ke përfunduar albumin e dytë të festave… Do ta kthesh në një traditë të përvitshme këtë?




Mendoja se kisha ende për të dhënë këtë vit, me muzikë të re dhe këngën time origjinale për festat, “Ti je Festa Ime”. Desha të përcjell muzikalisht dhe vizualisht atmosferën e periudhës më të bukur të vitit. Vitin e ardhshëm do të realizoj një koncert ‘live’ për festat (qesh).

Çfarë e ka bërë Besën të dashurohet me këtë projekt, për të cilin, duhet thënë që shpenzon shumë?

Kam qenë gjithnjë e dashuruar me festat, atmosferën dhe mënyrën se si i bën njerëzit më të butë e të dhembshur. Unë dëshiroj që t’i lumturoj fansat e mi dhe t’u ushqej traditën dhe dashurinë për to. Mendoj se të gjithë kemi nevojë ta ngrohim shpirtin me gjëra të bukura dhe mesazhe paqeje e solidariteti!

Sa muaj punë të janë dashur për të arritur këtu ku jemi sot, përfshirë edhe ditë xhirimi?

Rreth 7-8 ditë xhirimesh dhe 2 muaj punë me materialet, tekstet, audiot, skenarin dhe realizimet. Albumi i festave është një projekt shumë kompleks dhe ambicioz; kërkon përgatitje, staf, kohë dhe punë.

Ky nuk është një projekt komercial, por sidoqoftë ka pasur një ‘feedback’ shumë të mirë në publik; cilat janë komentet që ke marrë?

Komentet dhe reagimet kanë qenë fantastike, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit. Veçanërisht entuziazmi që ka shoqëruar pritjen për këtë edicion të këtij projekti ka qenë frymëzues për mua! Ky nuk është një projekt fitimprurës, por kam dashur t’i jap publikut tim, atë që unë mendoj se e ushqen shijen e tyre estetike dhe mbart një mesazh me vlerë për shoqërinë.

Këtë vit për herë të parë ke një krijim 100% tëndin; cili është mesazhi që sjell kjo këngë?

Është një mesazh dashurie se si në thelb “festa” e gjithkujt është njeriu apo njerëzit e tyre më të dashur! Çfarë janë festat pa ata me të cilët duam t’i ndajmë?!

Vetë festat në fakt sjellin mesazhe paqeje dhe dashurie te të gjithë njerëzit; ti, si e ke raportin me to, sa i feston?

Që kur kam nisur vjet edicionin e parë të projektit të festave, vetë nuk kam pasur mundësi të festoj. Vitin e shkuar i kam kaluar Krishtlindjet vetëm duke fjetur gjumë, pasi isha e rraskapitur me ditë të tëra montazhi, xhirimesh e përgatitjesh. Këtë vit kam dëshirë ta jetoj më shumë (qesh).

Do jesh në Shqipëri këtë vit, apo jo?

Për Krishtlindje po, do të performoj në “Lollipop” në datën 25. Ndërsa për Vitin e Ri nuk kam vendosur ende.

Për çfarë i lutesh Zotit që të të realizojë në 2015-ën?

Shëndet të mirë, lumturi, paqe, dashuri e begati për njerëzit e mi të shtrenjtë dhe të gjithë shqiptarët!

Cilat do të jenë projektet e tua gjatë këtij viti?

Do të publikoj një këngë-bashkëpunim të ri në shkurtin e 2015-ës, një këngë të re në pranverë dhe bashkëpunimin me Inva Mulën në vjeshtë. Gjithashtu nuk do të mungojë një ‘single’ veror (qesh).

I ke bërë të gjitha: ke fituar çmime të para, ke nxjerrë këngë e videoklipe shumë të suksesshme, por ende nuk je martuar. Kur do të të shohim nuse, Besa?

Ndoshta në 2015-ën (qesh).

Një urim për të gjithë shqiptarët…

U uroj fansave të mi festa sa më të gëzuara dhe një vit të ri të mbarë e të lumtur! Dëshiroj t’u them se i dua shumë dhe se janë gjithnjë në mendjen dhe zemrën time!

Tags: Besa Kokedhima
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Adelina Ismaili: “Albania’s Got Talent” ta ushqen shpirtin me arte të bukura!
Intervista

Adelina Ismaili: “Albania’s Got Talent” ta ushqen shpirtin me arte të bukura!

11/11/2024
Next Post

POLITIKЁ DHE SHOWBIZ, DY NЁ NJЁ

Discussion about this post







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera