Besi dhe Xhensila janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Xhensila i ka kushtuar gjithmonë dedikime Besit në këngët e saj dhe Besi nuk harron t’ja shprehë dashurinë edhe këtë Shën Valentin. “Zot bekoje buzëqeshjen e asaj që më mendon, që më ka dhënë gjithë besimin e së ardhmes, që ecën përkrah me mua duke i dhënë njëri tjetrit ndihmë dhe model. Të lutem Zot!”, -shkruan Besi në foton e postuar në Instagram./revistawho.com