Reperja e njohur kosovare, Rina Balaj ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar në ‘Shiko Kush Luan’. E vënë përballë lojës ‘paintball’ ku ka pasur mundësinë të “qëllojë” të gjithë emrat që e kanë shënjestruar në këtë lojë, Rina ka vendosur të pohojë se mund të bëjë paqe me të gjithë.
E pyetur nëse do bashkëpunonte me Taynën , Balaj e ka lënë të hapur edhe këtë mundësi duke i befasuar të gjithë me përgjigjen e saj.
Kujtojmë se tashmë Rina po përjeton historinë e saj të dashurisë me SinBoy, me të cilin ka sjellë edhe albumin e fundit muzikor ‘Mm’./revistawho.com








