Pas rrëmbimit të 12 çmimeve Emmy, filmi ‘Game of Thrones’ ka lënë me duar bosh shumë artistë të tjerë dhe një ndër më të përfolurat është edhe Beyonce. Këngëtarja dhe ideuesja e albumit vizual ‘Lemonade’ ka qënë e nominuar për 4 çmime Emmy të cilat përfshinin ato të produksionit, editimit, drejtimit dhe zhanerit por mesa duket Beyonce nuk ka mundur të fitojë asnjërin. Gjithashtu përflitej edhe për një performancë surprizë që do të vijonte gjatë shfaqjes por ‘Queen B’ ka vendosur të mos paraqitej në event. Mijëra fansa kanë mbërritur në Los Angeles dhe kanë ndenjur me orë të tëra në radhët e tapetit të kuq me shpresën për tu fotografuar me këngëtaren, por ajo vendosi të braktisë ‘Emmy Awards’ duke i zhgënjyer të gjithë. Mungesa e saj u vu re nga shumë artistë të tjerë e sidomos nga ata të cilët ishin vendosur për tu ulur pranë 35-vjeçares, sedilja i së cilës qëndroi bosh gjatë gjithë mbrëmjes.