Ndërsa ajo mban në bark fëmijën e dytë të Jay Z, duket se gjërat nuk po shkojnë aq mirë mes çiftit. Kohët e fundit ata nuk janë parë më bashkë dhe kjo nuk mund të jetë prej angazhimeve të shumta. Një burim ka thënë për ‘Life & Style’ se Beyonce nuk po e përballon shumë mirë shtatzëninë dhe është gjithmonë në një gjëndje të acaruar. Ndërsa është në muajin e katërt, thuhet se zënkat mes tyre janë bërë më të shpeshta, madje edhe në syte e vajzës së vogël Blue Ivy Carter.