Albumi i saj i fundit fliste për një mashkull në jetën e saj i cili e kishte tradhtuar por mbrëmjen e së premtes në Cleveland, Ohio, u vërtetua dashuria që Beyonce dhe Jay Z kanë për njëri-tjetrin pasi çifti i famshëm ka shkëmbyer një puthje pasionante në skenë teksa kanë qënë për të mbështetur Hilary Clinton. Këngëtarja 35-vjeçe dhe reperi 46-vjeçar u puthën në sy të gjithë të pranishme me qëllim që të nxisnin personat që të votonin për presidenten e parë femër në Amerikë. Kjo puthje spontane vërtetoi edhe njëherë se martesa e tyre prej 8 vitesh është më e fortë se kurrë.