Sipas mediave amerikane, Beyonce po fsheh moshën e saj të vërtetë.
Këngëtarja e cila mbushi 35 vjeç të dielën e kaluar, po akuzohet se kjo nuk është mosha e saj e vërtetë.
Nisur nga një informacion i vjetër i cili është bërë publik përsëri, babai i saj Matthew Knowles ka komentuar në një intervistë se Beyonce ka të njëtën moshë me këngëtaren Pink, dhe Pink më datë 8 Shtator mbush 37 vjeçe.
Madje në një biografi të pa autorizuar nga artistja, thuhet se këngëtarja në të vërtetë të dielën e kaluar ka mbushur 41 vjeç.







