Beyoncé ka një dëshirë për ditëlindjen e këtij viti.
Ajo mbush 42 vjeç më 4 shtator dhe dëshira lidhet pikërisht me fansat e saj.
“Stina e Virgjëreshës është afër nesh. Ky turne ka qenë një gëzim i madh dhe ndërsa po i afrohemi muajit tonë të fundit, dëshira ime e ditëlindjes është të festoj me ju dhe të jeni të veshur me veshje ngjyrë ‘silver’”, shkruar këngëtarja. Teksa po shijon suksesin e turit të koncerteve, duket se e vetmja dëshirë që ka për ditëlindje, është të festojë me fansat e saj, të cilët me siguri edhe nëse nuk e kanë, do ta blejnë një veshje “silver”. E ç’mund të kërkojë në fakt një diva si Beyonce?!








