Diva e muzikës ndërkombëtare, Beyonce ka publikuar së fundmi disa foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’ e veshur me një fustan ngjyrë të kuq, me të cilin dukej mjaft tërheqëse.
Pas këtij momenti, ka qenë moderatorja dhe aktorja Jonida Vokshi e cila ka zbuluar se ky fustan është krijuar nga stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.
“Diva Beyonce në @valdrinsahitiofficial dress”, ka shkruar Vokshi krah postimit të saj në ‘Instastory’, ndërsa vetë stilisti nuk ka publikuar ende asgjë në llogarinë e tij lidhur me këtë moment.
Ndjekësit janë shumë kureshtarë rreth këtij bashkëpunimi dhe me siguri shpresojnë se pas tij do të vijnë të tjera foto ku Beyonce shfaqet e veshur me stilistët e njohur dhe të suksesshëm shqiptarë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/B7x0td5nRtl/?igshid=1x3k7ixsgq4ay