• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Beyonce si një perëndeshë, publikon foto nga festa pas Grammy’s

Beyonce nuk e fitoi çmimin “Albumi më i mirë”, por në Grammy’s vëmendja ishte e gjitha tek ajo. Këngëtarja performoi shtatzënë, dha një fjalim prekës dhe madje ishte ajo shkaku pse Adele emocionoi të gjithë publikun. Megjithatë pas Grammy’s është organizuar një festë, fotot e të cilës Beyonce i ka shpërndarë për herë të parë mbrëmjen e djeshme. Ajo shihet me një fustan të bardhë që e bën të duket si perëndeshë dhe që i tregon barkun. Edhe ky fustan ishte stiluar nga Peter Dundas, si dy të tjerët që veshi gjatë mbrëmjes. Beyonce dhe Jay Z duken shumë të lumtur së bashku me motrën e këngëtares, Solange Knowles./revistawho.com