Justin Bieber ka bërë tatuazhin e tij të 52-të në trupin e tij të cilin e ka zbuluar përmes llogarisë së Instagramit.
21-vjeçari kësaj here ka zgjedhur të bëjë krahët e një engjëlli mbrapa qafës së tij. Justin ka publikuar një fotografi ku shihet teksa qëndron përpara nje pasqyre, i veshur me një kostum serioz dhe një këmishë të bardhë. Bashkëngjitur postimit të tij, këngëtari ka shkruar: “Tatuazh i ri”.
Tatuazhi i ri i Bieber ka një ngjashmëri të madhe me atë të David Beckham të cilin e ka gjithashtu në qafë, ku shfaqen krahët e një engëlli por në mes ndodhet një kryq.