Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

‘Biblioteka Kombëtare’ than librat e lagur nga shiu, reagojnë personazhet e njohur shqiptarë

25/06/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
‘Biblioteka Kombëtare’ than librat e lagur nga shiu, reagojnë personazhet e njohur shqiptarë

Këto ditë moti i përkeqësuar ka sjellë probleme të shumta në një pjesë të madhe të qytetve të Shqipërisë. Përveç rrugëve të përmbytura duket se problemi është më i thellë, madje aty ku askujt nuk mund t’ja presë mendja. Një pjesë e personazheve të njohur kanë shtruar një problem shumë madhor që ka prekur ditën e fundit ‘Bibliotekën Kombëtare’. Në rrjete sociale kanë filluar të qarkullojnë disa fotografi në të cilat shihet se punonjësit e bibliotekës kanë hapur në të gjithë korridoret librat e lagur nga shiu për t’u tharë.





Kjo çështje ka ndikuar një pjesë të madhe të opinionit publik, kryesisht frekuentues të bibliotekës dhe jo vetëm. I pari ka qenë Drini Zeqo ai që shtroi këtë problem në ‘Instagram’-in e tij. Ai ka publikuar fotografitë nga ‘Biblioteka Kombëtare’ dhe ka shkruar: “Vitet e fundit nuk kam shkuar në bibliotekë sepse librat që më janë dashur i kam gjetur nëpër librari. Por në gjimnaz dhe herë pas here, edhe për qëllime pune, e kam frekuentuar ‘Bibliotekën Kombëtare’. E di që mbase shumë prej jush nuk kanë hyrë asnjëherë e as i intereson, ose e thënë ndryshe ky vend mund të ketë probleme shumë më të mprehta. Por këtë e shoh si një problem vërtet shumë te madh. E kemi zënë gjithë vëmendjen duke u marrë me kullat e godinën e Teatrit por po harrojmë që jo shumë larg një tjetër instituticion i than librat e lagur në kushte të mjerueshme”.


Më pas ka reaguar edhe Olti Curri dhe këngëtarja Orgesa Zaimi. “Vjet 40 mijë libra u dogjën, këto ditë me mijëra të tjerë u përmbytën në Bibliotekën Kombëtar, por askush nuk mendon për këtë thesar, sepse kultura dihet që është pasuri e vyer që e kuptojnë pak njerëz… por nuk paska më keq kur fati i librave varet nga të paditurit inatçinj ndaj dijes”, – ka shkruar Olti. Ndërsa Orgesa e ka cilësuar si “tragjedinë e vitit 2018-të”. /revistawho.com

Tags: biblioteka kombetarelibra te lagurpersonazhet e famshem
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Next Post
“Skifterja e zemrës” e Bes Kallakut dhe Klajdi Harunit kalon kufijtë shqiptarë, tashmë këndohet në një gjuhë tjetër

“Skifterja e zemrës” e Bes Kallakut dhe Klajdi Harunit kalon kufijtë shqiptarë, tashmë këndohet në një gjuhë tjetër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera