Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën 05/01/2026
Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh!  05/01/2026
Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf… 05/01/2026
Pse u keqkuptua komenti i Luizit? Kiara reagon ndaj zhurmës online: “Nuk kam nevojë për…” 05/01/2026
Alba rrëzohet për herë të tretë brenda shtëpisë së BBVK! 05/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Bibloteka Njerëzore në Shqipëri / Një kitarist i verbër, një burrë i martuar katër herë, nje djalë gay; një takim për të njohur më mirë tjetrin

01/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Bibloteka Njerëzore në Shqipëri / Një kitarist i verbër, një burrë i martuar katër herë, nje djalë gay; një takim për të njohur më mirë tjetrin

Mos e Gjyko një Libër nga Kopertina! Njerëzit që ne njohim mirë janë si libra të hapur për ne, por ne mund të “lexojmë” edhe disa të huaj ashtu siç “lexojmë” miqtë tanë. Kjo falë një projekti të ri të quajtur Human Library Albania (ose Bibloteka Njerëzore në Shqipëri). Ky event interaktiv, që realizohet për herë të parë në Shqipëri, ju mundëson të merrni me qera kohën e pjesmarrësve të ndryshëm, të cilët quhen “libra”, dhe të mësosh e kuptosh më tepër mbi jetën e tyre. Çdo seksion zgjat rreth 30 minuta dhe vetëm 1-3 persona mund të dëgjojnë njëherazi ndërkohë që “libri” rrëfen historinë e tij. Midis librave të Human Library Albania mund të përmendim një vajzë që ka luftur në gjyq kundër molestuesit të saj në vogëli, një burrë të martuar 4 herë në jetën e tij me shumë dallgë, një kitarist 80% i verbër, një djalë gay, një person që vuan nga një sëmundje mendore, etj. Lideri i projektit “Human Library Albania” Gent Likaj, thotë se “librat” u përzgjodhën qëllimisht nga formime kulturore dhe stereotipizime të shumëllojshme duke përfshirë: shtetas të huaj, shqiptarë që kanë jetuar jashtë, persona me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike, njerëz të orjentimeve të ndryshme fetare dhe seksuale. Librat janë gjetur me rekomandim nga kontakte personale si dhe nga bashkëpunimi me organizata të ndryshme. Edicioni i parë i Human Library Albania organizohet nga Rotaract Club Tirana, me të drejta të plota të konfirmuara nga organizata mëmë – Human Library Organization (http://humanlibrary.org/). Human Library është një lëvizje sociale ndërkombëtare që ka për qëllim të inkurajojë bisedat e hapura dhe të sinqerta, si dhe të sfidojë stereotipet dhe stigmat e zakonshme të shoqërisë. Ajo i ka fillesat në Danimarkë 16 vjet përpara, dhe që atëhere është përhapur në më shumë se 60 shtete. Rotaract Club Tirana është një grup të rinjsh vullnetarë, nga mosha 18-30 vjeë që përpiqen të organizojë projekte inovative në të mirë të komunitetit ku jetojnë. Qëllimet e Rotaract si organizatë ndërkombëtare janë rritja e aftësive drejtuese dhe dinjitetit personal, inkurajimi i praktikës dhe përhapjes së normave të larta etike në biznes, po ashtu promovimi i mirëkuptimit dhe paqes mbarëbotërore. Rotaract Club Tirana është themeluar në verën e vitit 1998. Ky klub sponsorizohet dhe mbështetet në mënyrë të vazhdueshme nga Rotary Club Tirana. Që prej vitit të krijimit, klubi ka qënë aktiv me projekte dhe shërbime të ndryshme në ndihmë të komunitetit të Tiranës dhe veçanërisht shtresave në nevojë.





Human Library Albania do të mbahet ditën e dielë, më datë 4 dhjetor, nga ora 10:00 deri në 14:00, në ambientet e Innovation Hub në Tiranë. Pyetjet e edukuara dhe pa doreza janë të domosdoshme në Human Library.

Hyrja është e lirë, mjafton të prenotoni vendin tuaj. Më shumë info në: https://www.facebook.com/events/716417581846123/


Tags: Human Library Albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën
Breaking News

“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën

05/01/2026
Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh! 
Breaking News

Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh! 

05/01/2026
Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf…
Breaking News

Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf…

05/01/2026
Pse u keqkuptua komenti i Luizit? Kiara reagon ndaj zhurmës online: “Nuk kam nevojë për…”
Breaking News

Pse u keqkuptua komenti i Luizit? Kiara reagon ndaj zhurmës online: “Nuk kam nevojë për…”

05/01/2026
Alba rrëzohet për herë të tretë brenda shtëpisë së BBVK!
Breaking News

Alba rrëzohet për herë të tretë brenda shtëpisë së BBVK!

05/01/2026
“Të dua”, Timothée Chalamet i shpreh publikisht dashurinë Kylie Jenner!
Breaking News

“Të dua”, Timothée Chalamet i shpreh publikisht dashurinë Kylie Jenner!

05/01/2026
Next Post

FOTO + VIDEO / Alessio Aliaj kthen në tur yjet e viteve '90








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera