Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë! 15/12/2025
E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre!  15/12/2025
Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH! 15/12/2025
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin! 15/12/2025
Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë… 14/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Big Basta: “Jemi kthyer në brez facoletash…”

12/11/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Big Basta: “Jemi kthyer në brez facoletash…”

Në një intervistë të hapur për “Ndryshe” me Elona Duro dhe Edea Demaliaj, Big Basta foli për ndryshimet e thella që ka pësuar skena muzikore shqiptare gjatë viteve. Reperi, një nga figurat më të njohura të hip-hopit shqiptar që nga fillimet e tij në fillim të viteve 2000, rikujtoi momentet më të rëndësishme të karrierës dhe ndikimin e festivalit “Top Fest” në promovimin e artistëve të rinj.





“Më vjen keq se gjithmonë më është dukur një festival i sinqertë, i drejtë, pa hile. Kishte shumë çmime. Ajo e bënte më të dukshme faktin që ishte pa hile, që kishte shumë çmime” – tha ai.

Basta shtoi se dikur mjaftonte që një këngë të transmetohej në “Top Albania Radio” ose në “Top Channel” për ta kthyer atë në hit. Sot, sipas tij, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht:
“Mos harro që ne jemi bërë gjeneratë facoletash njëpërdorimëshe. Gjithçka e kemi njëpërdorimëshe. Nuk e di nëse ka mbetur ndonjë që mund të jetë tek-tuk, por si produktet e atëhershme, si ‘Top Fest’ dhe rolin e madh që ka pasur ‘Top Albania Radio’ dhe ‘Top Channel’.”


Ai kujtoi edhe se si dikur, me pak mund të prodhoje diçka të jashtëzakonshme:
“Shiko, nuk besoj ta kem thënë diku, por ajo kënga na kushtonte 250 mijë lek të vjetra. ‘Sweet Company’ dhe Big Basta. Për inçizimin, master tek Edi Kraja, dhe ka qenë një shembull se si me pak, ti mund të bësh diçka shumë të mirë.”

Sipas Big Bastës, sfida e artistëve sot qëndron tek marrëdhënia e tyre me publikun:
“Sot e kësaj dite përse kanë një aversion ndaj të rinjve, unë mendoj se artistët po implikohen në shumë fusha të tjera të jetës, qoftë edhe padrejtësisht. Kam përshtypjen se artistët kanë filluar të bëjnë karshillëk kundrejt publikun.”

Në fund, reperi nënvizoi se ajo që dikur e bënte muzikën të paharrueshme nuk ishte vetëm talenti apo paratë, por sinqeriteti dhe pasioni i vërtetë që qëndronte pas çdo kënge.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë!
Breaking News

9 çiftet e famshme që zgjodhën të mos ndahen, edhe pas tradhtisë!

15/12/2025
E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre! 
Breaking News

E pamundur të mos emocionoheni pas këtyre fjalëve të Sarës dhe Ledrit për Poin e tyre! 

15/12/2025
Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH!
Breaking News

Arilena Ara dhe Salsano Rapi “blindohen” larg syve kureshtarë për provat e skenarit të Fest 64 në RTSH!

15/12/2025
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!

15/12/2025
Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë…
Breaking News

Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë…

14/12/2025
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!
Breaking News

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!

14/12/2025
Next Post
Efi zbulon tatuazhin e ri! Ja ç’fsheh simboli misterioz në trupin e saj

Efi zbulon tatuazhin e ri! Ja ç’fsheh simboli misterioz në trupin e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera