Megjithëse të ndarë, tashmë kanë nisur shkëndijat e para dhe pëlqimet mes djemve dhe vajzave. Ata e gjetën zgjidhjen e komunikimit përmes letrave të shkruara të vendosura në xham dhe përmes tyre është zhvilluar edhe komunikimi. Damiano duket i interesuar për Sidritën, teksa e pyet atë nëse është “single”. Por në anën tjetër është Armela ajo që duket se e pëlqen atë. “Është shumë i ëmbël, si limoni”, thotë ajo. Të vendosur pranë xhamit, vajzat dhe djemtë vazhduan për minuta të tëra komunikimin mes tyre nëpërmjet mesazheve të shkruar në letra.