Të shtunën e 24 qershorit është finalja e madhe e edicionit të 9 të “Big Brother”. Edhe sivjet tifozeria është në maja dhe siç përflitet në rrjetet sociale lufta për fitore është e fortë. Mendohet se në spektaklin e fundit, suprizat do të jenë të shumta. Po kush është truri dhe dora që fshihet pas? Në fakt bëhet fjalë për një grup njerëzish, të cilët janë duke u mbledhur intensivisht për të projektuar një finale të madhe. Kështu shihet në foton e publikuar nga një prej drejtuesve të “Top Channel”, Erion Ylli. Aty shfaqen një grup prej 8 njerëzish, nga autorja Alessia e deri tek prezantuesja Arbana Osmani. Të shohim se çfarë kanë përgatitur…/ revistawho.com