Sidrita dhe Ervini është çifti më pak i përzier në debate me çiftet e tjera, e duke qenë se e kanë mirë me të gjithë, përjashto Damianon, çiftet e tjera shkojnë të “qajnë hallet” tek ata.
Sidrita shprehet se nuk ndjehet mirë me këtë situatë të krijuar, “Vjen njëri më thotë kam të drejtë, vjen tjetri, po ashtu”, shprehet ajo, mendim të cilin ia mbështet edhe Ervini.
“Lupçe do që ta ketë mirë me të gjithë, por….Këta të bëjnë për ilaçe”; shprehet ajo, duke bërë me shenja nga banorët e tjerë.







