Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Big Brother 9”, zbulohet çifti i parë

11/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Big Brother 9”, zbulohet çifti i parë

Kur na ndan vetëm një javë nga edicioni i nëntë i “Big Brother”, kanë nisur të përfliten tashmë konkurrentët e parë. “Bluetooth” ka mundur të mësojë se një çift i martuar prej disa vitesh do të bëhet pjesë e shtëpisë më të ndjekur nga shqiptarët. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, çifti në fjalë është përzgjedhur përgjatë aplikimeve, por si çdo detaj tjetër nga ky produksion, kanë preferuar të mos japin detaje. Megjithatë burime për “Bluetooth” kanë thënë se çifti do të lërë jashtë fëmijët e tyre, për të nisur aventurën tremujore. Duke qenë se strategjia e lojës është në çift, dyshja do të provojë të konkurrojë për çmimin e madh. Duke qenë se janë në një marrëdhënie prej shumë vitesh, çifti po bëhet pjesë e “Big Brother” me idenë se asnjë nga barrierat nuk do të mundet t’i përçajë. Siç është bërë tashmë me dije, ky edicion do të jetë më i shtrenjti. Organizatorët kanë menduar që të sjellin këtë vit çdo gjë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë vitet e mëparshme. Pas shtëpisë luksoze prej 1 milion eurosh, janë zbuluar edhe pamjen e studios që do të mirëpresë banorët dhe publikun çdo të shtunë në mbrëmje. Pas fotove të shtëpisë së re, e cila po merr pamjen përfundimtare, “Big Brother” ka zbuluar edhe fotot e para të studios ku do të zhvillohet shfaqja e madhe, nën drejtimin e Arbana Osmanit, duke filluar nga mbrëmja e së shtunës, më 18 mars. Nga fotot, studioja duket ende në fazat e para, megjithatë puna po vazhdon për t’i dhënë asaj pamjen përfundimtare. Siç mësohet nga produksioni, studioja do të jetë gjigante dhe shumë e kushtueshme. Projekti që është zbatuar për të, është ideuar nga vetë “Big Brother”, është mjaft i veçantë dhe një pikë shumë të rëndësishme ka ndriçimin.

Çmimi i madh

Për një edicion special, me një strategji të re, natyrisht që duhet dhe një çmim më i madh sesa 100 mijë euro. Mendohet se këtë vit çmimi do të rritet, në krahasim me vitet e tjera. Nuk dihet ende se sa do të jetë trofeu që do të marrë fituesi i këtij viti, pasi një ide është që veçmas çmimit, fituesi i edicionit të nëntë të marrë edhe një dhuratë. Megjithatë do të na duhet të presim 18 marsin për të marrë vesh se cili do të jetë çmimi i madh dhe banorët, që këtë vit do të jenë plot 16./ gsh.al

 






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
FOTOT/ Njihuni me familjen e bukur të këngëtarit shqiptar

FOTOT/ Njihuni me familjen e bukur të këngëtarit shqiptar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera