Më në fund “Big Brother” i bashkoi vajzat dhe djemtë. Tani ata nuk do jenë më të ndarë përmes xhamit, por do të jetojnë së bashku. Kështu u komunikoi Arbana banorëve në shtëpinë e beqarëve duke i vënë një kusht. Nëse xhami hapet do të jenë të nominuar të gjithë. Me vendim unanim vajzat dhe djemtë vendosën që xhami të hapej duke u përqafuar me njëri tjetrin. Në këtë mënyrë “Big Brother” i dha mundësi vajzave dhe djemve për t’u afruar më shumë dhe për të krijuar çifte të reja./revistawho.com







