Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

BIG BROTHER/ Debat i ashpër mes Danjelit dhe Damianos, ndërhyn Fotini (FOTO)

30/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
BIG BROTHER/ Debat i ashpër mes Danjelit dhe Damianos, ndërhyn Fotini (FOTO)

Musa, si lider i shtëpisë për këtë javë, mblodhi të gjithë banorët dhe nisi të dajë punët, por Danjeli kishte diçka për të thënë më pas.





“Jemi të gjithë këtu dhe unë dua të them diçka. Që prej fillimit të Big Brother, unë dhe Fotinia kemi pasur përplasje situatash me të gjithë banorët këtu. Por mbrëmë inati jonë ka mbaruar për sa i përket Fiorentinës dhe Olsit. Pavarësisht se këto dy javë ne jemi njohur edhe më shumë dhe mbrëmë unë kam nominuar Musën dhe Olsin. Po e bëj këtë, ndoshta po bëj gabim, por nuk e përsëris më. Distancimi im për të gjithë ata që kanë ngritur alibitë e veta ka qenë thjesht një distancim për të parë veten dhe ku janë banorët e tjerë dhe për të qëndruar më shumë kohë me partneren”, tha Danjeli.

E gjitha kjo erdhi pas reagimeve që Lupçe ka pasur sot gjatë gjithë ditës se është tradhtuar nga Danjeli. Por ky fjalim dhe tregimi i personave të nominuar nga Danjeli, nuk i ka pëlqyer aspak Damianos, i cili reagoi. “Këtu jemi në një mbledhje nga lideri për të marrë vesh se çfarë do të bëjmë gjatë gjithë javës dhe jo për të treguar kë nominuam, pasi mund të fillonim të gjithë të bënim të njëjtën gjë”, tha Damiano.


Musa ngacmon Damianon duke i thënë se kë kishte nominuar mbrëmë. “Olsin dhe Benardin”, thotë Damiano. Ndërsa reagon Danjeli. “Sa mirë. Ke bërë zgjedhjen e duhur”, i thotë ai.

“Unë nuk luaj si kalama”, thotë Damiano. “Normal o burrë, je tepër i rritur, si ti, si Musa. Nuk e kuptoj se si ju të dy e bëtë aq shpejt atë kontratën gojore me nga një birrë mbrëmë”, i ngacmon Danjeli.

“Unë bëj kontrata çdo javë. Më pëlqen shumë ajo loja jote. Sa vota të duhen për të mos u nominuar se në finale nuk arrin dot ti?”, i thotë Damiano me ironi.

Këtë përgjigje e merr përsipër t’i përgjigjet Fotinia, e cila thotë se i pëlqen të dalë çdo javë në nominim. “Atë e vendos publiku se kush duhet të dalë. Unë e kam shumë qejf të dal në nominim”, thotë ajo.

“Danjel, ke bërë dy llogari gabim. Ke lëvizur një gur shumë gabim. ‘Qëllove si kalama o Mane’”, i thotë Damiano. “Ti ngatërron kekun me byrekun. Unë për vete në lojë kam kufij, kam edhe fytyrë. Ky është ndryshimi mes meje dhe teje. Nuk është e thënë që nëse të del leshi në fytyrë je i pjekur ose se mbushe 26 vjeç”, reagon Danjeli.

“Edhe unë i kam disa fytyra dhe mua më vjen mirë që jam në mendjen, në zemrën dhe në planet e tua. Kjo do të thotë që ti nuk fle dot gjumë pa i ngritur radarët lart pa parë se çfarë bëhet në shtëpi”, i thotë Damiano.

 

Tags: Big Brother
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!
Breaking News

“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin!

16/02/2026
Next Post
Kjo foto e vajzës së Albanit dhe Miriamit do t’ju zbukurojë ditën

Kjo foto e vajzës së Albanit dhe Miriamit do t'ju zbukurojë ditën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera