Ditëve të qëndrimit në “Big Brother” po u vjen fundi, ndërkohë që protagonistët, të cilët kanë arritur të mbërrijnë deri në këtë fazë të garës, janë përfshirë nga ethet e fundlojës. Ishte Musa ai që në një bisedë me Olsin dhe Lupcen, duke folur mbi ecurinë e lojës deri në këto momente, e pyeti këtë të fundit nëse mendonte se do të jenë në finale katër çifte. Lupçe e konfirmoi, duke nënkuptuar që në finale do të shkojë edhe Danjeli me Fotininë. “Fiks, ne?”, pyet i pasigurt Musa, pasiguri për të cilën Lupçe i dha garancinë e tij me bindje: “Po, po, seriozisht”. E ndërkohë që mbetet për t’u ndjekur spektakli i së shtunës për të më¬ suar se kush do të jenë realisht finalistët e këtij edicioni të “Big Brother”, këto ditë ankthi lufta për të fituar 100 milionët sapo ka plasur midis dy çifteve më protagonistë e të fortë të këtij edicioni të “Big Brother”, pikërisht mes Olsit¬Fiorentinës dhe Danjelit e Fotinisë. Çifti i parë kanë fituar më shumë epërsi, ndihmuar nga karizma, batutat dhe sportiviteti i Olsit nga Tirana, i plotësuar nga skenat e xhelozisë së partneres, sidomos pas hyrjes së Ambrës në lojë. Ky trekëndësh i dy vajzave që luftojnë për të tërhequr kush e kush vëmendjen e djalit që bën përshtypje edhe për pamjen e trupin e kuruar, i kanë dhënë një dimension tjetër lojës, pasi publiku pret çfarë mund të ndodhë natë pas nate mes tyre. Nga ana tjetër, edhe Danjeli e Fotinia janë çifti që morën vëmendje pasi ata vendosën të martohen live në spektakël, edhe pse kishin vetëm dy muaj njohje. Ata u celebruan të veshur nuse e dhëndër nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë që u përballën me skepticizmin e familjarëve, por edhe me kundërshtinë e rivalëve, të cilët e shprehën hapur se këtë vendim të rëndësishëm e bën thjesht për lojë, dhe se pas “Big Brother” ata do të divorcohen. Por se cili çift ka rrezikuar më shumë për të fituar paratë, kjo mbetet për t’u parë, ndërkohë që dy çiftet në fjalë i kanë nxjerrë tashmë kartat në tavolinë dhe po luftojnë hapur për të fituar 100 milionët.
OLSI: DANJELI E MENDONTE VETEN FITUES, POR TASHMË I KA ARDHUR FUNDI
Pak ditë më parë, Olsi i tha Musës dhe Lupçes se Danjelit i ka ardhur fundi në këtë “Big Brother”, bisedë nga e cila u nënkuptua se, sipas tyre, Danjeli e mendon veten fitues të lojës.“Njeriu, kur e kupton që i ka ardhur fundi, nuk ka se çfarë të bëjë më. Ai do të vijë të më kërkojë falje. Varet se sa i fortë je. Ti je i fortë për veten tënde, unë për veten time”, u shpreh Olsi. Ndërkohë Lupçe vazhdoi të shprehej kundër Danjelit, duke thënë se ai kishte treguar shumë dobësi. Por Olsi nuk është në të njëjtin mendim me të në këtë pikë. Pavarësisht se Olsi i kërkoi të mos bënin më thashetheme në lidhje me Danjelin, Fiorentina dhe Lupçe vazhduan ende duke diskutuar për të. “Ai mendon se ishte fitues, por tani situata ka ndryshuar për të në shtëpi. Tani i ka rënë presioni në kokë”, tha Lupçe. Ndërsa Fiorentina iu rikthye sqarimit të një nate më parë që pati me Danjelin, duke thënë se gati sa nuk qante nga nervat”, tha Fiorentina. Ndërkohë, humbjen paraprake të kundërshtarit e argumentoi Olsi, i cili u shpreh: “Ai ishte i fortë deri të shtunën që kaloi, ndërsa tani ka ndryshuar”.
FIORENTINA: FOTINIA? NJË GRUA ME KËMBË PËRPJETË
Nga ana tjetër, Fiorentina është ajo që po sulmon Fotininë tashmë që loja po kristalizohet mirë. Ndërsa po diskutonte me Ambrën dhe Olsin, debatet me çiftin Danjel dhe Fotini, për këtë të fundit, Fiorentina, që dikur ndante diskutime të ndryshme dhe shpesh ishin në krah të njëra¬tjetrës, ka një tjetër mendim tashmë. “Ai (Danjeli) pse nuk shikon gruan e tij, që e ka me këmbë përpjetë, por shikon këtej?!”, tha ajo. Më pas, shtoi se për Danjelin ka një “gur në dorë”, duke nënkuptuar një episod që i ka rënë në sy gjatë kohës kur në shtëpi ishte Elsamedi. Pro qëndrimit të Fjorentinës ishte edhe Ambra, e cila duke se është miqësuar tani me rivalen. “Epo këta mendojnë se kur thua më fal i ke të mbyllura të gjitha muhabetet”, tha modelja, duke shprehur edhe ajo mllefin e krijuar nga tensioni i lojës./ Panorama