Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Tallje publike, jo më eksperiment”, Sara Gjordeni ka dy fjalë për “Big Brother VIP”!

06/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Tallje publike, jo më eksperiment”, Sara Gjordeni ka dy fjalë për “Big Brother VIP”!

Big Brother VIP është bërë temë e ditës. Së fundmi, për dinamikat që po ndodhin brenda shtëpisë së famshme, ka reaguar dhe Sara Gjordeni, ish-banore e formatit.





Ajo shprehet se ekzagjerimi i situatave në kurriz të personalitetit të banorëve është jo-njerëzor dhe se formati ka humbur thelbin e tij si eksperiment social.

Sipas saj, shpërndarja e videove pa kontekst, memeve dhe komenteve sarkastike krijon një realitet të shtrembëruar për banorët, sidomos pas daljes nga shtëpia.


Screenshot


“Sado për të qeshur ose jo-normale të jenë disa situata në Big Brother, ekstra ekzagjerimi i tyre në kurriz të personalitetit të personazheve është disi jo-njerëzor.

Këtë e them jo vetëm si ish banore por edhe si vajzë. Shoh shpesh që edhe profile personale shpërndajnë meme, ose tallen me x apo y.

Të komentosh me nota ironie si publik që paguan për ta parë këtë format, deri në njëfarë mase është OK, por nuk e di pse më duket sikur BB është bërë format talljeje nga këndvështrimi i publikut. Nuk është më një eksperiment social, është territor mediatik që të jep pasaportën e pinjates dhe tani kushdo mund, dhe ka të drejtë të godasë mbi ty.

Nëse futesh, tani kanë të drejtë të të bëjnë qepaze qen e mace.

Më besoni, nuk ka gjë më të keqe sesa kur del nga aty dhe sheh 100 video për veten pa kontekst, pa histori të shpjeguar si e pse ndodhi një situatë apo pse ke thënë diçka.

Vetëm një përshkrim ironik pa thelb.

Për mua nuk ka njerëz më të këqinj e pa etikë se këta që e mbajnë veten për personalitete dhe krijojnë apo shpërndajnë momente të sikletshme të banorëve me komente sarkastike apo që u ndryshojnë kontekstin.

Dhe e fundit: Deri më tani nuk kam parë asnjë nga këta personalitete të futet e t’i provojnë pak vetë muret dhe kamerat aty, të shoh a tallen më me banorët”, ka shkruar ajo.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti!

Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera