Caktimi i një çifti lider duket se po sjell zënka në shtëpinë e çifteve. Liderët e kësaj jave janë Olsi e Fiorentina e duket se Danjelit nuk i pëlqen kjo gjë. Mëngjesin e sotëm është hapur debat me çiftit lider dhe Danjelit i cili e nis me kunja duke thënë se ata e meritojnë të jenë çifti lider, por më pas kapet me Fiorentinën pasi kjo e fundit e kupton që Danjeli po do të kapet me të. Pasi Danjeli i thotë se do që të mësojë nga taktikat e tyre për t’u shpallur lider, debati degradon. “Hajde fli me ne se unë në krevat i bëj taktikat”, – i thotë Olsi. “Ti do vish asistenti im”, -vazhdon Fiorentina. Danjeli i kthehet Fiorentinës: “Merr asistent ndonjë këtu që është për t’u marrë. Jo mua. Me mua s’ke shans për asgjë, as për kulturë, as për ide, as për shkollim, as për estetikë, për asgjë. Ti vetëm bla-bla, vetëm flet.”/revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=51LD4TnF4U8