Dy ditë më parë në media të ndryshme u përhap me shpejtësi lajmi se Damiano, një nga lojtarët më të fortë të këtij edicioni të ‘Big Brother’, nuk ka qenë i izoluar gjatë kohës që ka dalë nga shtëpia me Donjetën. Një video që qarkulloi në rrjete sociale tregonte Damianon me dy shokët e tij, teksa filmonte dhe çdo gjë dukej sikur ishte realizuar gjatë kohës që ai ka qenë i izoluar. Por e vërteta duket se është shumë ndryshe. Video është realizuar para se edicioni i nëntë i ‘Big Brother’ të fillonte. Miku i tij ka postuar foton me Damianon më 17 Mars dhe video e përhapur këto dy ditë përkon me veshjen e këtij të fundit. Pra është e qartë se video është realizuar shumë kohë para se të postohej./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BTrQ6qYgbjS/?taken-by=damiano.agalliu