Këngëtarja Besjana Kasami e njohur si Big Mama disa muaj më parë mori gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë. Kjo për faktin se Bigu kishte vendosur të bënte një operacion për zvogëlimin e stomakut, ku më pas do të mund të largonte kilogramët e tepërt. Pas operacionit e deri më sot, Bigu çdo ditë ka befasur fansat e saj me linjat seksi.

Por, këngëtarja simpatike ka vendosur që të bëjë edhe një operacion. Kësaj radhe, Bigu me këtë operacion do t’i thotë lamtumirë përdorimit të syzeve. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bigu përmes disa imazheve që ka publikuar direkt nga spitali. “Kesaj radhe ndodhem ne spital. Pas kontrollit qe kisha menjehere vendosa qe te operohem. Korrigjimi i dioptrise me laser eshte shpetim per mua. Shihemi pas operacionit… pa syza e pa thjerza p.s besoj opercaioni i fundit do te jete per kete vit. Do i jap fund mo operacioneve”, kishte shkruar Bigu.



Bigu ditë më parë drejtoi edicionin e 13-të të Zhurma Show, ku i mahniti të gjithë me paraqitjen e saj./Gazeta Express








