Paraja shkon tek paraja, kjo thënie është ë goditur kur flitet për njerëzit më të pasur në botë, të cilët gjatë vitit 2017 janë pasuruar akoma dhe më shumë. Sipas “Bloomberg” pasuria e 500 prej tyre është rritur me 23% , 1 mijë miliardë më shumë se në vitin 2016. Prej vitesh vendin e parë e ka mbajtur themeluesi i “Microsoft” Bill Gates, por në vitin 2017 vjen ndryshimi i madh, fatlumi për këtë vit është presidenti i shitjeve online të “Amazone” dhe “Washington Post” , Jeff Bezos. Pasurisë së tij iu shtuan 34.4 miliardë $ dhe në total kap shifrat e 96.6 miliardë dollarë duke i rrëmbyer kurorën pas shumë vitesh pronarit të “Microsoft” Bill Gates.








