Binjakët – Muajin e kaluar, planeti juaj sundues Mërkuri, i dha fund retrogradit të tij, duke krijuar terrenin për lundrim të qetë në lidhje me komunikimin. Konsideroni këtë një bekim sepse java e parë e nëntorit, është paksa intensive. E marta, 8 nëntori, sjell një hënë të plotë dhe eklips hënor. Përdorni këtë eklips si një justifikim për të refuzuar ftesat për festa dhe për t’u thënë po pizhameve të rehatshme, banjove të gjata, ushqimeve të shijshme dhe shfaqjeve televizive. Eklipset priren të ndezin dramë. Në 15 nëntor, mos u habisni nëse e shihni veten duke u afruar më shumë me një partner, duke shkuar në disa takime ose përgjithësisht të ndiheni të emocionuar dhe të gëzuar për jetën tuaj të dashurisë gjatë pjesës tjetër të muajit. Do e gjeni veten në gjendje me vetëbesim dhe do shprehni me qetësi nevojat tuaja. Në 22 nëntor, planetët vazhdojnë të bekojnë jetën tuaj të dashurisë me pluhur yjor magjik. Gjatë hënës së re të mërkurën, më 23 nëntor, reflektoni se çfarë do të thotë familja për ju. Hënat e reja janë hëna ideale për vendosjen e qëllimeve, prandaj jepini vetes leje të kaloni pushimet me njerëzit që ju duan dhe mos guxoni të ndiheni fajtorë për vendosjen e kufijve me njerëzit që ju stresojnë. Nëntori ka të bëjë me sigurimin që të jeni të lumtur dhe të kënaqur në çështjet e dashurisë, Binjakë. Dhe, për sa kohë që i mbani kufijtë tuaj gjatë sezonit të festave me ndonjë mik apo anëtarë të familjes toksik dhe jepni dashurinë tuaj tek ata që e kthejnë atë, do të kaloni një kohë të mirë.
Peshorja – Nëntori sjell një tjetër eklips. Gjatë gjysmës së parë të nëntorit, kujdesuni për veten, sepse muaji fillon me një notë paksa stresuese. Së pari, të shtunën, më 5 nëntor, planeti juaj sundues, Venusi romantik, kundërshton rebelin e zodiakut, Uranin. Kjo përplasje mund t’ju vërë në pozitë. Lidhja me ish-ët rrallëherë i bën gjërat më mire. E marta, 8 nëntori, sjell një hënë të plotë dhe eklips hënor. Eklipset mund të shkaktojnë ndryshime të shpejta, përfundime të papritura dhe një dozë shtesë drame. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, ju i mbijetuat një eklipsi muajin e kaluar dhe mund ta bëni përsëri. Megjithatë, është një justifikim i shkëlqyer për të zgjedhur një natë komode në shtëpi për të shmangur debatet. Gjysma e dytë e nëntorit sheh zhvillim në jetën tuaj të dashurisë, miqësive dhe madje edhe në jetën profesionale. Të martën, më 15 nëntor, Venusi do e bëjë çdo bisedë të rëndësishme të rrjedhë lehtësisht, pavarësisht nëse kërkoni të transferoheni me një partner ose vendosni se si t’i kaloni pushimet. Mesi i nëntorit është një kohë premtuese për të mbrojtur veten në punë. Ju jeni shenja e drejtësisë dhe barazisë, por lufta për vlerën tuaj mund të jetë e frikshme, kështu që kur yjet rreshtohen në favorin tuaj, përfitoni nga kjo duke folur. Në 22 nëntor do zbuloni se keni një nxitje shtesë guximi. Do keni vetëbesim për tu përballur me situatat.
Ujori – Nëntori fillon me një hënë të plotë dhe eklips hënor më 8 nëntor. Qëndroni brenda dhe qetësohuni. Mos harroni se këto ngjarje të bukura qiellore mund të nxisin edhe dramë. Kujdes nga grindjet gjatë kësaj kohe. Mbyllni derën, hapni shfaqjen tuaj të preferuar televizive dhe kaloni kohë me veten. Përpiquni të mos thoni asgjë për të cilën do të pendoheni më vonë. Gjithashtu në 11 nëntor përpiquni të shmangni të vepruarit në mënyrë impulsive. Ju keni një gjuhë të ashpër ndonjëherë, mos lejoni që ajo të shkatërrojë të gjithë bollëkun që yjet kanë planifikuar për ju. Në 15 nëntor, një mik vjen për t’ju folur. Ju jeni të pavarur, Ujor, por edhe ju keni nevojë për një ekip miqsh në krah. Në 22 nëntor mund të prisni që të ndiheni të tërhequr nga miqtë tuaj më shumë se kurrë. Por në javët e ardhshme mund të keni nevojë për pak hapësirë nga miqtë dhe të vendosni kufij. Nuk ka rrugë të drejtë apo të gabuar; duhet t’i besoni intuitës suaj. Kur qielli errësohet me një hënë të re të mërkurën, 23 nëntor, gjeni kohë për të planifikuar sezonin tuaj të pushimeve. Në të njëjtën datë, Jupiteri përfundon retrogradën e tij duke ju ndihmuar të vendosni prioritetet. Së fundmi, vini re të hënën, 28 nëntor, pasi Marsi trillon me Saturnin, i cili aktualisht është në shenjën tuaj dhe si rezultat mos u habitni nëse merrni një email ose telefonatë në lidhje me punën tuaj ose një pasion krijues. Shihemi muajin tjetër.
REVISTAWHO/Nuk lejohet ribotimi pa lejen e redaksisë!








