Ian dhe Brittanie Mclntire, prindërit e dy vajzave në momentin që u tha se do beheshin dhe me dy fëmijë të tjerë binjakë, djalë dhe vajzë. Fatkeqësisht djali nuk ishte zhvilluar në hapat e motrës së tij binjake. U zbulua se djali kishte një vrimë në zemër dhe një tru anormal, sipas KVCH. Për këto arsye fëmija nuk mund të mbijetojë. Gjatë eko-s së fundit prindërit panë diçka shumë të bukur, djali i kishte kapur gishtin e vogël motrës së tij për të mos e lënë atë të shkojë. “Shumica e binjakëve konfliktohen qoftë edhe për një lodër, mesa duket binjakët tanë e mbrojnë njëri tjetrin. Është shumë mallëngjyese”- tha Brittanie.