Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Big Mama në zi, humb nënën! 20/03/2026
“Kërkoj falje”, Gjesti del nga burgu, mesazh për fansat: Kam gabuar, presioni më çoi në atë gjendje! 19/03/2026
Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi? 19/03/2026
Vajzën që i ka vjedhur zemrën djalit të Monika Kryemadhit e njihkemi të gjithë! 19/03/2026
E “vdiqën” për klikime, shpërthen Rozana Radi: Nuk e di si ju mban toka! 19/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

BISEDAT/ ‘A të pëlqej?’, zbardhen ngacmimet seksuale të ish-trajnerit ndaj dy djemve të mitur në Tiranë

14/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
BISEDAT/ ‘A të pëlqej?’, zbardhen ngacmimet seksuale të ish-trajnerit ndaj dy djemve të mitur në Tiranë

Një ish­-trajner futbolli prej muajsh vazhdon përballjen me drejtësinë shqiptare, për akuzën e ngacmimit seksual të të miturve. Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 5 vite burg për të pandehurin S.M 50 vjeç. Në dosjen e prokurorisë thuhet se ish­trajneri S.M, në nëntor të 2015, është paraqitur në spitalin e Traumës, pasi kishte dëmtime të rënda në trup e fytyre. Ai iu tha oficerëve të policisë se ishte goditur me mjete të forta në makinën e tij nga dy djem, R.V dhe K.GJ, të cilët i kishin vjedhur shumën prej 60 mijë lekësh. Por, alibia e ish­trajnerit të futbollit, është rrezuar shpejt. Dy gjimnazistët, të cilët u shoqëruan për tu pyetur për ngjarje, iu thanë hetuesve se ish­trajneri i kishte ngacmuar seksualisht, ndaj për këtë arsye e kishin goditur. Në dosjen e prokurorisë thuhet se S.M. e ka njohur të miturin K.Gj, përmes një mikut të tij dhe ka këmbëngulur që të uleshin në kafe sëbashku derisa gjimnazisti ka pranuar. Gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre, trajneri asokohe i ka drejtuar pyetje të tilla si “a ke qejf të rrish me mua? A të pëlqej? Do të përgjigjesh mua sa herë që dua të rri me ty?” etj. Pasi kanë përfunduar kafen, trajneri e ka marrë të miturin në makinën e tij dhe ka nisur ta prekë në vende intime. Pas shumë kundërshtimesh djali ka mundur të zbresë nga makina e ish­trajnerit dhe është larguar, raporton “Balkanweb”. Që prej këtij momenti, i mituri pretendon se ka tentuar të mos ketë më kontakte me ish­trajnerin, por ky i fundit ka këmbëngulur që të takoheshin. Në momentin e ritakimit, ai i ka kërkuar llogari se përse nuk i ishte përgjigjur në telefon. I gjendur përballe një situate të tillë, i mituri është përpjekur ta fusë në kurth ish trajnerin duke i çuar mesazh ku thuhej se i kishte gjetur një mikun e tij, për “punën” që ai e donte. Të tre kanë vendosur të takohen dhe me të hipur në makinën e ishtrajnerit ky i fundit ka kërkuar të qëndrojë vetëm me mikun e ri, R.V. Në këto momente, dy të rinjtë e kanë rrahur trajnerin dhe ai ka përfunduar në spital dhe prej andej ne qelitë e paraburgimit, ku dhe ndodhet aktualisht. Pasi dëgjoi pretencën e prokurorisë, gjykata i la 10 ditë kohë të pandehurit për të paraqitur pretendimet e tij.





sokol-meta


Tags: ngacmimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Big Mama në zi, humb nënën!
Breaking News

Big Mama në zi, humb nënën!

20/03/2026
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

“Kërkoj falje”, Gjesti del nga burgu, mesazh për fansat: Kam gabuar, presioni më çoi në atë gjendje!

19/03/2026
Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi?
Breaking News

Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi?

19/03/2026
Vajzën që i ka vjedhur zemrën djalit të Monika Kryemadhit e njihkemi të gjithë!
Breaking News

Vajzën që i ka vjedhur zemrën djalit të Monika Kryemadhit e njihkemi të gjithë!

19/03/2026
E “vdiqën” për klikime, shpërthen Rozana Radi: Nuk e di si ju mban toka!
Breaking News

E “vdiqën” për klikime, shpërthen Rozana Radi: Nuk e di si ju mban toka!

19/03/2026
Kim Kardashian u rrëzua me takat 20 cm dhe nuk ndodhi asgjë!
Breaking News

Kim Kardashian u rrëzua me takat 20 cm dhe nuk ndodhi asgjë!

19/03/2026
Next Post
Simona Ventura e akuzoi për tradhëti, ish-burri reagon i penduar: Na kanë vuajtur fëmijët, tani kam ndryshuar

Simona Ventura e akuzoi për tradhëti, ish-burri reagon i penduar: Na kanë vuajtur fëmijët, tani kam ndryshuar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera