Pinki pyet Malikan çfarë plani ka sepse e di që ajo do që të prishë lidhjen e Shivait me Tian. Ajo i thotë Malikas se nuk duhet të vinte sepse e dinte që Shivai është i fejuar me Tian. Pinki i thotë Malikas se Shivai e la dhe ajo mbetet e shkuar për djalin e saj. Malika nxehet dhe zbulon që ka qenë ajo që e ka lënë Shivain. Të gjithë habiten pasi nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një vajzë të ndahet nga një Oberoi. Omkara dhe Rudra janë kuriozë dhe pyesin Malikan pse e la Shivain. Malika tregon historinë e saj dhe të Shivait. Anika bashkohet me ta dhe dëgjon gjithashtu. Në fund Malika thotë se është e dashuruar me partnerin që ka tani edhe pse e la ditën e dasmës. Shivai thotë se dashuria e vërtet nuk ekziston. Malika pyet Anikën çfarë mendon dhe Anika ka të njëjtin mendim si Shivai. Malika uron që Anika të gjejë dashurinë që meriton. Anika dhe Shivai shikojnë njëri tjetrin. Shivai pyet Malikan pse e la të fejuarin ditën e dasmës. Malika i tregon se ai është shumë i dashur me të por mamaja e tij sillet sikur ajo nuk ekziston ndërsa të birin e trajton si diamant. Shivai i thotë Malikas se ajo duhet të përballet me problemet por vajzat janë të dobëta dhe nuk e bëjnë këtë. Malika i thotë se vajzat nuk janë të dobëta. Anika dhe Somja vijnë gjithashtu dhe mbrojnë Malikan. Shivai thotë se vajzat tremben ndaj situatave ndërsa djemtë janë më të fortë./revistawho.com