Anika është e vendosur për të bashkuar Tian me Dushjantin dhe i merr Tias një adresë. Ajo shkon tek shtëpia e Dushjantit por Shivai e ndjek. Ai e ndalon Anikën para se ajo të hyjë në shtëpi. Nga ana tjetër Omkara grindet me personazhin më të ri në serial Gorin. Ajo nuk i liron dyqanin dhe nuk i intereson që Omkara ka blerë tokën. Mes të dyve nis lufta. Anika dhe Shivai kthehen në shtëpi. Anika thotë para të gjithëve se do që të bashkojë Tian me Dushjantin pasi fëmija është i tyre. Pinki i thotë Anikës se fëmija është i Shivait. Anika habitet dhe e mërzitur shkon në dhomë. Shivai shkon pas saj dhe mundohet ta marrë me të mirë. Anika i thotë se ajo nuk mund të bëjë fëmijë prandaj ai kërkoi ndihmën e Tias. Ajo thotë se për fajin e saj Tia dhe Dushjant nuk mund të jenë bashkë. Anika qan sepse mendon që nuk mund të bëjë fëmijë. Shivai qetëson Anikën dhe e vë në gjumë. Natën Anika çohet somnabul në gjumë dhe shkon tek dhoma e Tias. Zvetlana përfiton nga situata dhe vendos të vrasë Anikën por Shivai e shpëton.