Tia shpëton edhe kësaj rradhe dhe bën si e habitur që Anika dyshoi tek ajo. Prianka bërtet dhe të gjithë shkojnë në dhomën e Omit. Ata e gjejnë atë pa ndjenja në tokë. Shivai tronditet kur sheh se Om ka marrë drogë. Ridima vjen dhe trembet kur sheh Omin në atë gjendje. Ai vjen në vete dhe gëzohet kur sheh Ridimën. Rudra dhe Somia habiten kur shohin Romin. Ata ja mbathin vrapit. Romi i ndjek. Rudra dhe Somia arrijnë të shpëtojnë nga Romi dhe i zë gjumi poshtë një peme. Kur zgjohen ata kujtojnë martesën.Të dy shqetësohen dhe bërtasin. Shivai është i nxehur me Anikën pasi ajo nuk e kontrolloi Omin. Anika i thotë se ai ishte mirë kur e pa. Shivai i thotë se ajo e kishte mendjen të kontrollonte Tian dhe i thotë Anikës të qëndrojë larg nga Tia dhe familja e tij. Rudra dhe Somia vendosin mos t’i thonë gjë familjes për martesën shkruan revistawho. Ata heqin rrobat e dasmës dhe vishen me rroba tradicionale të zonës. Tia pyet Anikën nëse mendon që po e tradhton Shivain. Anika i thotë se është e sigurt tani. Tia i thotë të shohë punën e saj ndryshe do e pushojë. Tia shkon tek Shivai dhe i thotë të gjejë një djalë për Anikën. Shivai nuk pranon dhe thotë se Anika nuk është normale. Tia insiston./revistawho.com