Mamaja e Tias dhe Zvetlana flasin për Robinin. Romi i dëgjon dhe habitet kur mëson se ai është gjallë. Shivai mundohet t’i marrë telefonin mamasë së Tias pasi mendon se aty ndodhet video. Ai arrin t’ja marrë dhe kontrollon për videon. Mamaja e Tias shqetësohet pasi nuk gjen telefonin. Nga ana tjetër Gori është në një tren me Omin. Ata përballen dhe grinden me njëri-tjetrin. Om i thotë Gorit se është një femër e ulët që u arratis nga dasma. Gori i thotë se ishte e detyruar por Om nuk e beson. Gori përlotet dhe i thotë Omit se ai e ka zemrën të thyer prandaj flet kështu. Ajo vrapon pasi njerëzit e Kalit Thakurit janë në tren dhe po e ndjekin. Gori vrapon dhe kthehet sërish në vendin ku është Omkara. Ajo thërret emrin e Omit që ai të largohet nga dera e trenit por Om nuk e dëgjon dhe Gori hidhet së bashku me të në det. Pasi dalin nga deti të dy përfundojnë në një pyll të rrezikshëm. Gori i thotë Omit të ketë kujdes por ai është shumë i nxehur që Gori e hodhi nga treni dhe ecën pa e dëgjuar. Om bie në një kurth për kafshët dhe i ngulen shigjeta me helm në trup. Gori tmerrohet. Ajo mundohet të zgjojë Omin. Njerëzit e Kali Thakur futen në pyll dhe kërkojnë Gorin. Ajo vrapon dhe arrin t’u shpëtojë. Për t’i hequr qafe ajo i hedh në kurthin ku ra dhe Omi. Më pas Gori merr Omin dhe e hipën në një karrocë. Ajo e shtyn karrocën dhe Omin gjatë gjithë rrugës./revistawho.com